Lajme
Visar Ymeri – Albin Kurtit: I ndryshove qëndrimet
Demokracia
08:38 | 24 Tetor 2023

Share:

Të shtunën e 21 tetorit, pesë emisarët perëndimorë sollën një plan të ri për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas takimit Lajçak dhe Kurti dolën me deklarimet e tyre.

Lajçak tha se ”çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme”, duke theksuar pritjet e bllokut evropian nga Kosova e Serbia që “t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut”.

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti njoftoi se Kurti u kishte thënë diplomatëve se prioriteti kryesor është siguria e shtetit.

“Prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit”, duke kërkuar “reflektim cilësor” dhe “qasje të re, dhe se diskutimet duhet të vazhdojnë intenzivisht. I falënderoj dhe i vlerësoj pesë emisarët për planin e tyre të ri për të ecur përpara”, u shpreh Kurti.

Lidhur me qëndrimet e Kurtit karshi Asociacionit , dialogut Kosovë-Serbi dhe mesazheve që lanë emisarët perëndimor, ka folur për Front Online ish-kryetari I VV-së, Visar Ymeri.

Ymeri i vlerësoi të pritshme qëndrimet e diplomatëve.

Ai tha se takimi kishte qëllim përshpejtimin e procesit së dialogut.

“Qëndrimet nuk kanë qenë të papritura që nga 24 shtatori kemi pasur sinjale. BE e SHBA-të po e shohin që mundësia më e sigurt për me i ikë tensioneve është zbatimi i planit jo siç ka pretenduar Qeveria. Të shtunën e kuptuam që këtu nuk ka ndryshuar asgjë ka kërkesë për me përshpejtu procesin e dialogut në kuptimin e zbatimit të marrëveshjes”, thotë Ymeri.

Ai tha se kryeministri Kurti nuk e do Asociacionin por do ta zbatojë meqë e ka pranuar.

Ymeri thotë se para nevojës për të qëndruar në pushtet Kurti duhet ta shoh interesin e vendit.

“Qëndrimet Kurti nuk i ka siç i ka pasur, ai ka ndryshuar në secilën pikë VV-së së kaluar diku për mirë e diku për keq. Asociacionin nuk e do Kurti por do ta zbatojë meqë e ka pranuar. Kurti e ka pranuar tash është koha e zbatimit, kryeministri duhet ta vë përpara interesin e vendit më shumë se sa nevojën për të qenë në pushtet”, theksoi Ymeri.

Të ngjashme