Sport
Visar Kastrati ndan drejtësinë në ndeshjen mes U19-shave të Plzenit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve
Demokracia
17:34 | 30 Tetor 2022

Share:

Këtë mesjavë takimi ndërmjet skuadrës çeke FC Viktoria Plzeň dhe asaj spanjolle FC Barcelona, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati.

Ai, do të ndihmohet nga Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri, njofton FFK-ja, përcjell Demokracia.com.

Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë në orën 12:00 në ‘Stadion TJ Přeštice’, në Çeki./Demokracia.com/

Të ngjashme