Visar Bekaj e ka fituar çmimin e portierit më të mirë në Superioren e Shqipërisë në një ceremoni të organizuar për zgjedhjen e laureatëve të vitit.
“Gardiani” nga Prishtina gjatë vitit 2021 ka treguar paraqitje shumë të mira me fanellën e Tiranës.
Falë këtyre paraqitjeve të mrekullueshme gjatë vitit 2021, Bekaj fitoi çmimin individual.
Bekaj në 14 paraqitje këtë edicion me “bardhekaltrit” ka pranuar nëntë gola, ndërsa shtatë herë e ka mbajtur portën të paprekur.
Visar Bekaj ftohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës në futboll.
Ai te Tirana u transferua pas një aventure të gjatë te klubi më i trofeshëm kosovar, Prishtina. /Demokracia.com/