Sport
Visar Bekaj përshendetët me Tiranën, karrierën e vazhdon në Turqi
Demokracia
16:04 | 08 Korrik 2023

Share:

Portieri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Visar Bekaj edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Tiranës, shkruan Demokracia.com.

Ai pas tri viteve i ka dhënë lamtumirën lësaj skuadre derisa karrierën do ta vazhdojë në Turqi.

“Tre vite të arta dhe t’paharrueshme të karrierës sime në Klubin më të trofeshëm në Shqipëri!

Me krenari dhe haptas them se edhe unë isha pjesë e Tironës.

Faleminderit për dashninë dhe emocionet FAMILJA BARDH E BLU!

Gjithmonë me ju!

VB97”, ka shkruar Bekaj në facebook.

Gardiani prishtinas pritet shumë shpejt të zyrtarizohet të skuadra turke Hatayaspor. /Demokracia.com

Të ngjashme