Lajme
Viola von Cramon tregon se Parlamenti Evropian ka pranuar raportin e saj për Kosovën, përmend edhe fillimin e dialogut
Demokracia
18:57 | 11 Mars 2021

Share:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë të ditur se Parlamenti Evropian për Punë të Jashtme ka pranuar raportin e saj për Kosovën.

Viola von Cramon, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme, ka miratuar raportin e saj për Kosovën, shkruan Demokracia.com.

“Ne i kemi dërguar mesazh të qartë Kosovës dhe Komisionit Evropian për udhëzimet dhe veprimet drejtimin që ne duam t’i shohim. Komiteti për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian e sheh Kosovën si një shtet me perspektivë të qartë evropiane.”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj vazhdon duke thënë se e mirëpret angazhimin e Prishtinës, megjithatë pohon se ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

”Ne e mirëpresim angazhimin nga Prishtina, por ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në BE. Ka shumë për të bërë për të përmirësuar situatën e sundimit të ligjit dhe për të luftuar më shumë kundër korrupsionit. Kosova duhet të zbatojë detyrimet e saj në ujërat e energjisë për të luftuar ndotjen”, shkroi von Cramon.

Ajo ka shtuar se dëshirojnë që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë në interes të të dyja palëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025