Lajme
Viola von Cramon takohet me Kurtin: Plani evropian i hap rrugë Kosovës drejt BE-së
Demokracia
15:33 | 15 Mars 2023

Share:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përgjatë vizitës së këtij të fundit në Strasburg të Francës.

Një takim të tillë e ka njoftuar raportuesja e BE-së nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’. Von Cramon ka thënë se pranimi i planit evropian i hapë rrugë Kosovës drejt BE-së.

“Diskutim me kryeministrin e Kosovës për Dialogun me Serbinë dhe takimin e ardhshëm në Ohër. Përsëriti mbështetjen e plotë për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbinë dhe inkurajoi të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi me të vërtetë do të hapë rrugën përpara për Kosovën në BE”, u deklarua von Cramon në ‘Twitter’.

Në takim është parë edhe deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli. /Demokracia.com/

Të ngjashme