Lajme
Viola Von Cramon mysafire speciale e seancës, përcjell nga afër punën e deputetëve
Demokracia
12:03 | 03 Mars 2022

Share:

Jo vetëm për vizitë në Kosovë. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon vendosi që sot të qëndrojë afër deputetëve.

Ajo u ulë në pjesën e mysafirëve në Kuvendin e Kosovës, nga ku po ndjekë seancën plenare.

Viola Von Cramon është duke vizituar Kosovën ndërsa sot ka takuar vetëm Kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

E është vetë Konjufca i cili tha se kanë nderin të kenë sot të pranishme në seancë, Viola Von Cramon.

Cramon është deklaruar sot sërish se vazhdon ta përkrahë Kosovën në synimet e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian./Lajmi.net/

Të ngjashme