Lajme
Viola von Cramon kërkon nga të gjitha subjektet politike ta respektojnë vendimin e Supremes
Demokracia
19:52 | 29 Janar 2021
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Share:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që të respektohet vendimi i Gjykatës Supreme.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Kosovës për të moscertifikuar disa kandidatë, përfshirë edhe bartësin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të problemeve që kishin me ligjin në të kaluarën.

Ajo ka thënë se të gjitha partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Supremes, shkruan Demokracia.com.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për të ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme, dua të theksoj se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se ato do të bëjnë një fushatë korrekte në javët e ardhshme”, ka shkruar Von Cramon në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter.

Viola von Cramon po ashtu ka bërë të ditur se zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i monitorojë edhe disa përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Theksojmë se gjatë se premtes, Gjykata Supreme ka vendosur që ta rikthejë në kandidim nga subjekti VV Liburn Aliun dhe Labinotë Demi Murtezin, teksa nuk ia ka mundësuar kandidimin bartësit të listës, Albin Kurtit.

Lexo edhe: 

Ky është vendimi i plotë i Gjykatës Supreme lidhur me partitë që u ankuan për vendimin e PZAP-it

Ndërkaq, institucioni paraprak për dërgimin e ankesave nga subjektet politike, PZAP, nuk ka marrë për bazë ankesat e asnjërës nga subjektet politike, listat e të cilave kanë pasur probleme me ligjin në tri vitet e fundit. /Demorkacia.com/

Të ngjashme