Lajme
Viola von Cramon e quan Vuçiqin autokrat: E paligjshme që forcat speciale serbe të hyjnë në Kosovë dhe lidhin policë si kriminelë lufte
Demokracia
20:38 | 15 Qershor 2023

Share:

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dëshiron ta largojë vëmendjen nga presioni që e ka brenda Serbisë.

Me këtë ajo e ka lidhur kidnapimin e policëve kosovarë nga Serbia.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion brenda vendit? Ata kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet në shtëpi. Një rast klasik i kësaj duket të jetë incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Por me sa duket në këmbë në korridorin 1000m deri në kufirin serb. Edhe nëse ky operacion i nënshtrohet ligjërisht njoftimit, është e paligjshme të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të policisë serbe dhe të lidhësh policët si kriminelë lufte, t’i çosh në Beograd”, ka vazhduar ajo.

Forcat serbe kanë kidnapuar tre policisë kosovarë brenda territorit të Kosovës.

Institucionet e Kosovës kanë kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Të ngjashme