Sport
Vinicius Junior kompleton het-trikun ndaj Barcelonës qysh në pjesën e parë
Demokracia
20:50 | 14 Janar 2024

Share:

Vinicius Junior e ka kompletuar het-trikun e tij në finalen e Superkupës së Spanjës në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Los Blancos janë duke fituar 3-1 ndaj katalunasëve, ndërsa braziliani po dhuron spektakël.

Kur Barcelona mendoi se po rikthehej në lojë me golin e Robert Leëandoëskit, Vini shënoi edhe të tretin.

Ronald Araujo luajti me dorë në zonën e rreptësisë, ndërsa nga pika e bardhë, ylli i Real Madridit shënoi për 3-1 në minutën e 39-të.

 

 

Të ngjashme