Ekspertët kanë paralajmëruar përdoruesit e rrjeteve sociale të mos përdorin disa fjalëkalime të zakonshme pasi ato rrisin shanset për t’u hakuar, thuhet në një raport të ri. Studimi i kryer nga kompania ‘Dojo’ zbuloi se shumë njerëz priren të ‘riciklojnë’ fjalëkalime të ngjashme.
Studimi shqyrtoi 100,000 fjalëkalime dhe më pas i grupoi ato në më shumë se 30 kategori, nga kafshët tek shenjat e yjeve. Hulumtimi nxori disa të përbashkëta interesante: Shumica e njerëzve priren të përdorin variacione të të njëjtit fjalëkalim, me numra ose karaktere. Në krye të listës janë emrat e kafshëve shtëpiake dhe termat e dashurisë si ‘fëmijë’, ‘dashuri’ dhe ‘engjëll’.
“Duke parë se cila kategori kishte fjalëkalimet më të përdorura, studimi mund të zbulojë subjektet e fjalëkalimeve që duhet të shmangni në tërësi për të qëndruar të sigurt në internet”, shkroi studimi.