Sport
Villarreali dhe Man Unitedi në kërkim të fitore për kualifikim në fazën “nokaut”, formacionet zyrtare
Demokracia
17:43 | 23 Nëntor 2021

Share:

Sonte do të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Me fillim nga ora 18:55 në program janë dy përballje, shkruan Demokracia.com.

Manchester Unitedi kërkon fitore ndaj Villarrealit për t’ia bërë më të lehtë vetes rrugën për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Në ndërkohë, të njëjtin synim kanë edhe spanjollët që përparësi kanë terrenin vendas.

Villarreali dhe Man Unitedi kanë nga shtatë pikë në pozitat një dhe dy në Grupin F.

Formacionet zyrtare:

Villarreal: Rulli, Albiol, Pau Torres, Parejo, Capoue, Foyth, Estupinan, Trigueros, Danjuma, Pino, Moi Gomez.

Manchester United: De Gea, Lindelof, Maguire, Ronaldo, Martial, Fred, Sancho, Alex Telles, Wan-Bissaka, Van de Beek, McTominay. /Demokracia.com

Të ngjashme