Lajme
Vilat e oligarkëve rusë në Angli mund të përdoren për strehimin e refugjatëve nga Ukraina
Demokracia
13:06 | 13 Mars 2022

Share:

Shtëpitë e sanksionuara të oligarkëve mund të përdoren për strehimin e refugjatëve nga lufta në Ukrainë, thotë një ministër i lartë i Mbretërisë së Bashkuat, Sophie Raworth.

Raworth për BBC-së tregoi se Sekretari i Shtetit për Ngritjen e Nivelit, Strehimin dhe Komunitetet, Michael Gove tha: “Unë dua të eksploroj një opsion që do të na lejojë të përdorim shtëpitë dhe pronat e individëve të sanksionuar, për aq kohë sa ata janë të sanksionuar, për qëllime humanitare dhe të tjera, transmeton Demokracia.com.

“Ka një pengesë ligjore mjaft të lartë për të kaluar dhe ne nuk po flasim për konfiskim të përhershëm”.

“Por ne po themi, ‘Ti je i sanksionuar, po mbështet Putinin, kjo shtëpi është këtu, nuk ke të drejtë ta përdorësh apo të përfitosh prej saj… Nëse mund ta përdorim për të ndihmuar të tjerët, le ta bëjmë këtë’”

Ai shtoi se qeveria dëshiron të forcojë masat aktuale që pengojnë oligarkët vetëm të shesin shtëpitë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, jo të jetojnë në to.

“Nëse pasuria dhe ndikimi juaj po përdoren për të mbështetur ose për t’i ofruar ngushëllim Putinit, duke pasur parasysh atë që ai po bën, atëherë kam frikë se ju duhet të mbani pasojat,” tha ai.

Të ngjashme