Sport
Viktoria Plzen “kafshatë” e lehtë për Bayern Munichun që vazhdon me bilanc të qind për qind në Champions
Demokracia
20:36 | 04 Tetor 2022

Share:

Bayern Munich ka shënuar fitore të re në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke mundur kësaj radhe ekipin e Viktoria Plzen në kuadër të Grupit C.

“Bavarezët” triumfuan lehtësisht 5:0 ndaj ekipit çek në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih, shkruan Demokracia.com.

Sane me dy gola (7’ 51’), Gnabry (13’), Mane (21’) e Choupo-Moting (59’) me nga një gol ishin realizatorët e gjermanëve në këtë përballje.

Bayern Munich ka nëntë pikë në krye të grupit, Plzen mbetet i fundit me zero pikë.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Interi e Barcelona që sonte takohen në “Giuessepe Meazza”./Demokracia.com/

Të ngjashme