Lajme
Viktimizohet Putini: Na detyruan
Demokracia
14:46 | 20 Prill 2022

Share:

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se është i bindur se falë Rusisë, paqja do të mbizotërojë në Donbas.

“Rusia do të veprojë në mënyrë të vazhdueshme, ne do të arrijmë normalizimin e jetës në Donbas. Falë Rusisë, paqja do të mbizotërojë në Donbas. Kështu do të jetë!”, tha Putin sot, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në seancën e këshillit të platformës “Rusia – një tokë e mundësive”, transmeton Demokracia.com.

Presidenti rus vuri në dukje se tragjedia në Donbas e detyroi Rusinë të nisë një operacion special në Ukrainë, duke kujtuar se ai territor u granatua për tetë vjet dhe se qytetarët e saj jetonin shumë rëndë.

“Fatkeqësisht, situata shumë është përkeqësuar në Republikën Popullore të Luhanskut, sepse gjatë këtyre tetë viteve ka pasur bombardime, sulme artilerie, operacione luftarake. Dhe sigurisht, ishte shumë, shumë e vështirë për njerëzit. Njerëzit në Krime dhe Sevastopol jetonin krejtësisht ndryshe. Por tragjedia që ndodhi në Donbas, duke përfshirë Republikën Popullore të Luhanskut, e detyroi Rusinë të nisë këtë operacion ushtarak, të cilin tashmë të gjithë e njohin mirë, për njerëzit që jetojnë në Donbas”, tha Putin. /Demokracia.com/

Të ngjashme