Lajme
Viktimat e shpërthimit në Poloni do të varrosen këtë fundjavë
Demokracia
22:36 | 18 Nëntor 2022

Share:

Dy burra të vrarë nga një raketë që goditi një fshat polak juglindor do të varrosen këtë fundjavë, bëri të ditur një prift.

Banorët e Przewodow janë tronditur nga shpërthimi që u mori jetën dy burrave dhe solli në pragun e tyre konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Reuters.

Prifti lokal Bogdan Wazny për Reuters tha se funerali i parë do të bëhet të shtunën në orën 12:00 me orën lokale. Ai do të drejtohej nga një peshkop nga qyteti i Zamosc.

“Në këtë varrim të parë do të ketë prezencë ushtarake, pra një orkestër, ndoshta disa të ftuar nga ministritë, ose të paktën përfaqësues të autoriteteve më të larta shtetërore”, tha ai.

Sipas Reuters, transmeton Klankosova.tv, funerali i dytë do të bëhet të dielën pa prani ushtarake, tha Wazny.

Przewodow, një fshat me 440 banorë, ka qenë objekt i vëmendjes së mediave globale që kur dy punëtorët e bujqësisë u vranë në një fabrikë të tharjes së grurit nga ajo që Varshava dhe aleatët perëndimorë thonë se ishte një raketë e humbur ukrainase e mbrojtjes ajrore.

Të ngjashme