Lajme
Viktima duke pirë kafe, momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Shëngjin
Demokracia
17:13 | 19 Prill 2023

Share:

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.

Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë momentin kur autori i krimit, i veshur me skafandër me jelek fosforeshent si i policisë, i ka drejtuar pistoletën 50-vjeçarit i cili qëndronte i ulur në një nga tavolinat e lokalit në pronësi të tij.

Nikulaj rezulton një eksponent politik, ish-kandidat i PSD-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

50 vjeçari Ardian Nikula edhe në këto zgjedhje është renditur i 23-ti në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë.

Më herët ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste, por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Socialdemokrate.

Ai ishte dënuar në vitin 2003 dhe 2006 për armëmbajtje pa leje.

Të ngjashme