Lajme
Vijnë reagimet e para pasi ministri izraelit i ekstremit të djathtë sulmoi administratën e Joe Biden për luftën në Gaza
Demokracia
20:44 | 04 Shkurt 2024

Share:

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk po i mbështet plotësisht qëllimet e Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Kështu ka thënë ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir për Wall Street Journal, shkruajnë mediat e huaja.

Në vend që të na japë mbështetjen e tij të plotë, Biden është i zënë me dhënien e ndihmës humanitare dhe karburantit (për Gazën), e cila shkon në Hamas”, tha ai.

“Nëse Trump do të ishte në pushtet, sjellja e SHBA-së do të ishte krejtësisht e ndryshme”, shtoi Ben Gvir, kreu i partisë nacionaliste të Fuqisë Çifute.

Benny Gantz, një ish-ministër i mbrojtjes dhe një anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, u kundërpërgjigj Ben Gvir, duke i quajtur komentet e tij “të papërgjegjshme” në një postim në X.

“Lejohet të ketë mosmarrëveshje, edhe me aleatin tonë më të madh dhe më të rëndësishëm (Shtetet e Bashkuara), por ato duhet të zhvillohen në forumet përkatëse dhe jo në deklarata të papërgjegjshme në media, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet strategjike të shtetit të Izraelit, sigurinë e shtetit dhe përpjekjet e luftës në këtë kohë”, ka thënë ai.

Kreu i opozitës Yair Lapid kritikoi gjithashtu komentet e Ben Gvir, duke thënë se intervista ishte “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj pozitës ndërkombëtare të Izraelit, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj përpjekjeve të luftës, e dëmshme për sigurinë e Izraelit dhe, mbi të gjitha, dëshmon se ai nuk kupton asgjë për politikën e jashtme”.

Netanyahu është nën presion nga të gjitha palët, pasi mosmarrëveshjet në koalicionin e tij dhe kabinetin e luftës kërcënojnë ta sjellin qeverinë në një pikë thyerjeje dhe mitingje të mëdha në të gjithë vendin po kërkojnë që ai të japë dorëheqjen dhe ta dërgojë vendin në zgjedhje.

 

Të ngjashme
Lajme • 02 Maj 2024