Sport
Vijnë problemet e para te PSG-ja, Messi nuk i bashkohet festës së ekipit me tifozët
Demokracia
10:38 | 20 Shtator 2021

Share:

Lionel Messi ende nuk e ka gjetur rrugën e golit si lojtar i Paris Saint-Germainit, ndonëse në disa raste ka qenë shumë afër.

Ylli argjentinas që erdhi te PSG-ja afatin kalimtar të verës në tri ndeshje të luajtura nuk ka lënë “gjurmë”, përcjell Demokracia.com.

Messi në takimin e mbrëmshëm u zëvendësua në minutën e 76-të, kur PSG-ja po barazonte 1-1 me Lyonin.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk e priti aspak mirë vendimin e trajnerit, Pochettino të cilit nuk ia zgjati fare dorën duke shprehur pakënaqësinë e tij.

Sidoqoftë, Paris Saint-Germaini triumfoi 2-1 me golin e fitores të arritur në minutat e fundit.

Messi në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nuk shihet fare në festën e bashkëlojtarëve të tij me tifozët e zjarrtë parisien. /Demokracia.com

Të ngjashme