Sport
Viera del kundër kolegëve të tij: Kupa e Afrikës meriton respekt, nuk i ndaloj kurrë lojtarët e mi
Demokracia
22:31 | 25 Dhjetor 2021

Share:

Derisa shumë trajnerë në Premier League kanë kritikuar Kupën e Afrikës duke kërkuar që lojtarët e tyre mos të shkojnë atje, Patrick Viera i del në mbrojtje Kupës së Afrikës 2022, kompeticionit që do të zhvillohet nga data 9 janar deri në 6 shkurt.

Ky kompeticion ka krijuar shumë polemika sëfundmi me disa klube që kanë dashur të mos lejojnë lojtarët e tyre të udhëtojnë drejt kontinentit afrikan.

“Kupa e Afrikës meriton më shumë respekt”. Kështu deklaroi sot tekniku i Crystal Palace, Patrick Vieira duke folur për polemikat lidhur me ngjarjen në prag të ndeshjes së Premier Ligës kundër Tottenham.

“Kupa e Afrikës është po aq e rëndësishme sa edhe Kampionati Evropian. Nuk do të pengoj kurrë asnjë lojtar që të luajë në Kupën e Afrikës”.

Crystal Palace do të humbasë Kouyate, Zaha dhe Ayeë pasi do të jenë të grumbulluar nga shtetet e tyre përkatëse.

“Unë respektoj dhe kuptoj pasionin dhe rëndësinë e përfaqësimit të vendit tënd për këta lojtarë”, u shpreh Vieira. /Demokracia.com

 

Të ngjashme