Lajme
Vidhen shiringa, gjilpëra e ampula në QMF-në e fshatit Gllarevë
Demokracia
09:17 | 29 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë një punëtore ka raportuar se janë vjedhur disa materiale.

Në raport 24 orësh të Policisë thuhet se hajnat kanë vjedhur shiringa, gjilpëra dhe ampula.

“VJEDHJE/Fsh. Gllarevë, Klinë 13.10.2022 – NN.  Me 28.10.2022 ankuesja femër kosovare punëtore e QMF-së në fsh. Gllarevë ka raportuar se me datën e lartë cekur, nga QMF janë vjedhur disa materiale (shiringa, gjilpëra ampula etj),”, thuhet në raportin e PK-së

Policia ka njoftuar më tej se rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme