Lajme
Vidhen rreth 600 litra naftë, policia ndaloi në flagrancë tre të dyshuar
Demokracia
12:21 | 02 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovë ka arrestuar tre të dyshuar për “Vjedhje të Rëndë” në Suharekë.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit kanë vjedhur 30 bidon të mbushur me naftë në sasi rreth 600 litra te antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht te Suharekës, përcjell Demokracia.com.

“Pas pranimit te informatës reagimi i menjëhershëm policor, kanë arrit qe patrullat policore ti ndaloi  në flagrancë të dyshuarit :  J. A., i datëlindjes 1988 m/sh/k,  R. A., i datëlindjes 1980 m/sh/k dhe L. A., i datëlindjes 1998  Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanë ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku ne cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar: Gjithsej tridhjetë (30), bidon te mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre te dyshuar për veprën penale “Vjedhje e Rendë”

Prizren,  02 prill 202

Me datë 01 prill 2022,rreeth orës 21:00,Policia ne Suharekë ka pranuar një informatë se disa persona të dyshuar janë duke vjedhur naftë te antena e IPKO-s në vendin e quajtur “Nerezina” në Mushtisht te Suharekës .

Pas pranimit te informatës reagimi i menjëhershëm policor, kanë arrit qe patrullat policore ti ndaloi  në flagrancë të dyshuarit :

J. A., i datëlindjes 1988 m/sh/k

R. A., i datëlindjes 1980 m/sh/k dhe

L. A., i datëlindjes 1998

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet përkatëse policore dhe kanë ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore, ku ne cilësinë e provave materiale ka gjet dhe sekuestruar:

Gjithsej tridhjetë (30), bidon te mbushur me naftë në sasi rreth (600) litra.

Personat e dyshuar janë shoqëruar  ne stacioni policor ,janë intervistuar dhe në konsultim me Prokurorinë kujdestar nafta iu është  kthyer pronarit, kurse të dyshuarit janë ndalur në Qendrën e Mbajtjes për dyzetetetë (48) orë. Rasti është duke u hetuar!/Demokracia.com/

Të ngjashme