Lajme
Vidhen dy kasaforta me para në xhaminë në Kaçanik
Demokracia
09:02 | 27 Prill 2022

Share:

Imami i xhamisë së fshatit Duraj të Kaçanikut ka raportuar në polici vjedhjen e dy kasafortave me para.

Ai ka njoftuar se në kasaforta ka pasur para të dhuruara nga qytetarët për nevojat e xhamisë.

“Fsh. Duraj, Kaçanik 26.04.2022 – 12:30. Ankuesi mashkull kosovar (imam i xhamisë se fshatit), ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë”, thuhet në raport. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme