Lajme
Vidhen ari e para në një shtëpi në Podujevë
Demokracia
10:52 | 01 Nëntor 2022

Share:

Një qytetar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur një pasaportë, ari e vlerë të madhe të parave të gatshme në shtëpinë e tij në Podujevë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet po ashtu se personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e ankuesit.

“Podujevë 31.10.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një shumë para të gatshme, stoli ari dhe një pasaportë”, thuhet në raport.

Të ngjashme