Sport
VIDEOl Kombëtarja e Kosovës arrin në Greqi
Demokracia
15:13 | 11 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Greqisë, ku tani kanë mbërritur dhe janë akomoduar në qytetin e Volosit.

Nesër me fillim nga ora 20:45, “Dardanët” do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të këtij muaji në Ligën e Kombeve, ku janë mysafirë të Greqisë, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, sonte me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet stërvitja e fundit para ndeshjes, teksa paraprakisht përzgjedhësi Alain Giresse dhe njëri nga futbollistët do të paraqiten në konferencë për media.

Për ndeshjen ndaj Greqisë, Kosova do të jetë me mungesa të mëdha, ku nuk do të paraqiten Edon Zhegrova, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Lirim Kastrati dhe Benjamin Kololli.

Videon e lojtarëve kosovarë duke arritur në Greqi e gjeni KËTU.

Të ngjashme