Kuriozitete
Videoja tregon reagimin interesant të leopardit që lëshohet përsëri në habitatin e tij
Demokracia
09:41 | 16 Maj 2023

Share:

Videot e kafshëve të egra që lëshohen përsëri në habitatet e tyre janë gjithmonë një kënaqësi për t’u shikuar.

Oficeri i Shërbimit Pyjor Indian (IFS), Parveen Kaswan, i cili ndan rregullisht fakte dhe video interesante rreth jetës së egër, ndau një video emocionuese që tregon një leopard të shpëtuar që lëshohet në një pyll, transmeton Telegrafi.

“Leopardi paska qenë me nxitim. Ekipet tona e kishin shpëtuar dhe e kthyen me sukses në natyrë”, shkroi Kaswan në postimin e tij, ku ndau edhe videon.

Videoja 19-sekondëshe tregon momentin kur leopardi lëshohet gjatë natës, por ia futi menjëherë vrapit.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024