Lifestyle
Videoja që u bë virale: Momenti kur djaloshi përqafon qentë endacakë
Demokracia
18:27 | 16 Dhjetor 2021

Share:

Ndonëse shumë njerëz i trajtojnë shëmtuar qentë endacakë ose thjesht i shmangin, ka shembuj më të ndritshëm.

Një i tillë është djali i vogël Ibrahim. Ai u filmua nga një banor i një prej ndërtesave fqinje duke përkëdhelur dy qen endacakë rrugës për në shkollë në qytetin çeçen të Grozny.

Dhe megjithëse shumë fëmijë do të kishin frikë, Ibrahimi iu afrua qenve pa frikë. E përqafoi të madhin ndërsa e përkëdheli të voglin.

Kur vendosi të kthehej tek ata dhe t’i përkëdhelte pak më shumë, qeni më i madh u largua prej tij për një kohë të shkurtër, që do të thotë se ai kishte përvoja të këqija me njerëzit.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi djalin të shfaqte dashuri.

Të ngjashme
Lifestyle • 25 Qershor 2024