ShowBiz
Videoja e Dua Lipës bëhet virale
Demokracia
14:43 | 20 Mars 2021

Share:

Një video që tregon Dua Lipën gjatë ceremonisë Grammy, në të cilën kollitet dhe më pas kërkon ujë është bërë virale në internet.

Këngëtarja mori shumë vëmendje gjatë ceremonisë Grammy, për performancën dhe paraqitjen e saj, transmeton Demokracia.com

Gjatë ceremonisë, përderisa ishte duke folur para gazetarëve me trofeun në dorë, Dua fillon të kollitet dhe kërkon ujë.

Dikush aty afër i pranishëm ia sjell një gotë ujë, të cilën ajo e merr dhe e pi.

Dua ishte nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe fitoi në kategorinë “Best Pop Vocal Album”./Demokracia.com

https://twitter.com/glitterstrands/status/1371379117766115329

Të ngjashme