Lajme
VIDEO| Zjarri zgjerohet në fabrikat tjera afër ish-Monopolit në Tetovë
Demokracia
11:24 | 30 Maj 2022

Share:

Zjarri që kaploi ish-fabrikën e Monopolit në Tetovë, është përhapur edhe në fabrikat tjera që ndodhen afër.

Zjarri ka djegur materialet e tyre, ndërsa ka shkaktuar tym dhe erë të keqe.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe zjarrfikës nga qytete të tjera dhe ushtria e vendit, por ende nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve përreth ish fabrikës së Monopolit. /Telegrafi

LEXO EDHE: 

VIDEO| Pamje nga zjarri në Tetovë, rrezikohen objektet përreth Monopolit

Të ngjashme