Sot, një zjarr i madh shpërtheu në një depo nafte në qytetin Makiyivka në Donetsk, një rajon në Ukrainën lindore, transmeton Demokracia.com.
Separatistët pro-rusë, të cilët kontrollojnë zonën, thanë se magazina u godit nga një raketë ukrainase. Zyrtarët lokalë thanë se ishin 90 zjarrfikës në vendngjarje duke u përpjekur të shuanin zjarrin. /Demokracia.com/