Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Gjermanisë që të shpëtojë Kievin. Zelensky komunikoi me gjermanët përmes televizionit, transmeton Demokracia.com.
Dikur Kievi quhej “Berlin i ri”, këto janë qytete me një frymë të ngjashme, “hapje, emocione, liri, sinqeritet të njerëzve”, tha Zelensky.
“Tani Kievi është i mbyllur. Ai është duke pritur në heshtje për sirenat e reja të sulmit ajror për t’i detyruar njerëzit në strehimore”, shtoi ai.
Zelensky publikoi një video 20 sekondash të një sirene të sulmi ajror, duke e quajtur atë një tingull që ukrainasit e dëgjojnë për “orë, ditë dhe javë”.
“Tingulli i një sirene është diçka me të cilën ukrainasit jetojnë, punojnë dhe përpiqen të flenë. Ata shërojnë plagët e tyre, lindin foshnja dhe vdesin”, shtoi ai, transmeton Demokracia.com.
Si Evropa ashtu edhe gjermanët në veçanti kanë fuqinë për të ushtruar presion mbi Rusinë, tha Zelensky. Ai u tha gjermanëve se pa “tregtinë, kompanitë dhe bankat e tyre, Rusia nuk do të kishte para për të financuar këtë luftë”.
Ai përsëriti kërkesat për mbylljen e porteve evropiane ndaj Rusisë, heqjen dorë nga burimet ruse të energjisë dhe ndërprerjen e furnizimit me Rusinë.
“Jam i sigurt se paqja është e mundur. Por ju duhet të veproni për ta arritur atë. Secili nga ju në Gjermani, në Evropë. Që Kievi të quhet sërish Berlini i ri, që rrugët dhe sheshet tona të jenë po aq të sigurta sa tuajat”, tha Zelensky. /Demokracia.com/