Lajme
VIDEO| Zelensky i drejtohet popullit: Pushtuesi e ka gjithnjë e më të vështirë
Demokracia
23:40 | 02 Prill 2022

Share:

Sonte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli sërish përmes llogarive të tij në rrjetet sociale.

Në fjalimin e tij ai falënderoi të gjithë qytetarët të cilët po dalin në rrugë në qytetet e pushtuara, transmeton Demokracia.com.

“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që dalin në rrugë në qytetet e pushtuara përkohësisht. Të gjithë atyre që nuk kanë frikë të dalin jashtë. Të gjithëve që kanë frikë të dalin jashtë. Të gjithëve që mendojnë se pa këtë vendim po mbrojnë Ukrainën dhe liritë e tyre, që pushtuesit mund të fitojnë  terren”, ka thënë Zelensky.

Ai gjithashtu theksoi se “kur njerëzit protestojnë – dhe sa më shumë njerëz protestojnë, aq më e vështirë është për pushtuesit”.

Në fund ai tha se kjo është një luftë e përbashkët, dhe “fitore të përbashkëta do të ketë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme