Lajme
VIDEO| Zbulohen bisedat e ushtarëve rusë me familjarët: Përdhunuam një 16 vjeçare, kemi ngrënë mish qeni
Demokracia
22:53 | 30 Mars 2022

Share:

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka publikuar një bisedë të një ushtari rus me familjarët e tij, ku konfirmon se kolegët nga ushtria ruse kanë përdhunuar një vajzë 16 vjeçare.

Familjarët e ushtarit duken të habitur me deklaratën e tij, saqë edhe kanë nisur të shajnë në bisedën që u zbulua për publikun sot, përcjell Demokracia.com.

“Kemi tre djem të tankeve këtu. Kanë përdhunuar një vajzë 16 vjeçare (familjari shanë)”, thotë ushtari rus.

Familjarët tutje e pyesin se çfarë ka ngrënë, derisa ai përgjigjet se janë ushqyer me mish qeni.

“Jo shumë keq, kemi ngrënë një qen dje. Alabay. Kemi dashur pak mish. Kemi disa ushqime të gatshme, por jemi të lodhur prej tyre”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sot është shënuar dita e 35-të e luftës Rusi-Ukrainë. Ukraina deri më tani raporton se ka vrarë 17.300 ushtarë rusë, përcjell Demokracia.com.

Ndërkaq, më shumë se 1,000 civilë janë vrarë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, ka bërë të ditur sot OKB-ja.

Në mesin e viktimave janë 98 fëmijë, megjithatë besohet se bilanci real i viktimave është shumë herë më i lartë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme