Lajme
VIDEO| Xhipat e zinj të shtetit parkohen në trotuare te selia e LVV-së
Demokracia
19:24 | 01 Prill 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet duke i rënë “daulles” së luftimit të krimit dhe korrupsionit, luftimit të nepotizmit dhe të keqpërdorimeve të aseteve shtetërore.

Mirëpo edhe një vit e më shumë pas ardhjes në krye të shtetit për herë të dytë, partia e Albin Kurtit dhe vetë ai si kryeministër, nuk po tregojnë as shenja që do t’i realizojnë këto premtime, shkruan Demokracia.com.

Përkundrazi, në qeverisjen njëvjeçare ka raportime për korrupsion, nepotizëm dhe keqpërdorim të aseteve shtetërore, përfshirë këtu edhe shfrytëzimin e xhipave me xhama të zinj për pune private dhe partiake.

Një qytetar sot e ka dërguar në Demokracia.com një video para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku shihen të radhitura veturat shtetërore në aktivitet partiak/privat.

Kjo është edhe një dëshmi se xhipat e zinj, që dikur Kurti i përshkruante si sinonim të korrupsionit, po të njëjtit po i keqpërdorin për punë partiake dhe po i ekspozojnë para qytetarëve si triumf të tyre.

“Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”, ishte fjalia e famshme e Albin Kurtit sa ishte në opozitë. /Demokracia.com/

Të ngjashme