Lajme
VIDEO| Vuçiq del me informacion urgjent: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë
Demokracia
18:48 | 24 Mars 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka dal me një video, siç e ka quajtur ai urgjente.

Dhe sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”, transmeton Demokracia.com,

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Biljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi, në një adresim përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, të enjten.

“Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”, ka thënë ai.

Takimi me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Të ngjashme