Lajme
VIDEO/ Von der Leyen dhe Metsola me jelek antiplumb në rrugët afër Rripit të Gazës
Demokracia
16:24 | 14 Tetor 2023

Share:

Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola panë nga afër shkatërrimin në rrugët e Kfar Azza, një fshat disa kilometra larg Gazës, të veshur me jelek anti-plumb.

Presidentet e Komisionit dhe Parlamentit Europian ecën për minuta të tëra, përreth shtëpive të shkatërruara, duke kuptuar sesi janë bombarduar pa pushim nga ajri.

Fshati është braktisur, nuk ka mbetur më asnjë njeri. Von der Leyen i tha zyrtarëve se Izraeli duhet të respektohet e mbrohet dhe kjo është arsyeja që ajo vetë është atje, për të siguruar Izraelin, për mbështetjen e Europës e institucioneve të saj./abcnews.al

Të ngjashme