Presidenti letonez ka qëndruar për një vizitë zyrtare, gjatë ditës së sotme në Kosovë.
Organet e rendit ndërkohë janë kujdesur që agjenda e planifikuar e presidentit letonez Levits të mos prishej nga ndonjë tollovi e mundshme e trafikut në Prishtinë.
Si rezultat, në momentin e ardhjes së tij, shumë rrugë të kryeqytetit ishin bllokuar për kalim, derisa pamje të krijimit të kolonave janë publikuar nga disa pjesë të Prishtinës.