Lajme
VIDEO| Vetura goditet nga treni në Pejë, lëndohet një person
Demokracia
21:44 | 24 Mars 2022

Share:

Një person është lënduar pasi që treni ka goditur një veturë në fshatin Llapjan të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke thënë se treni ishte duke qarkulluar nga Prishtina për në Pejë.

“Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës, rreth orës 18:25. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime”, tha Gashi.

Sipas tij i njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetë./Demokracia.com/

Të ngjashme