Lajme
VIDEO| Veterani i kërkon ujë Policisë
Demokracia
11:02 | 16 Qershor 2022

Share:

Pas brohoritjeve “UÇK”, “UÇK”, veteranët kanë kërkuar edhe ujë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Nën brohoritjet “UÇK”, “UÇK”, veteranët janë duke e vazhduar protestën e tyre në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton Demokracia.com.

Në kordonin e krijuar para forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, një veteranë kërkon ujë nga ata.

“Mu tha fyti duke bërtitë “UÇK”, “UÇK” për të drejtat tona, tash unë po lypi ujë prej policisë”, theksoi protestuesi.

Më pas një pjesëtar i policisë i ka dhënë ujë këtij protestuesit, ku më pas gjesti i tij është duartrokitur nga veteranët. /Demokracia.com/

Të ngjashme