Lajme
VIDEO| Vërshohet nga uji laboratori i pediatrisë
Demokracia
21:13 | 20 Prill 2022

Share:

Kati përdhese i Emergjencës Pediatrike, në të cilën gjendet edhe laboratori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK, është mbushur me ujë.

Pjesa dërmuese e korridoreve të kësaj hapësire ka marrë pamje tjetër për shkak të reshjeve atmosferike.

Siç mëson televizioni, kjo gjendje nuk është edhe aq e rrallë, me raste sa herë që ka shi, situata pason kështu.

Megjithëkëtë, drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci-Uka, tha për televizionin se uji nuk ka depërtuar në dhomën e laboratorit dhe se nuk janë rrezikuar pajisjet.

Derisa e njëjta tregon se menjëherë i ka njoftuar shërbimet teknike, nga të cilat pritet të bëhet sanimi.

Mirëpo, gjatë kohës sa televizioni qëndroi këtu, nuk u pa asnjë ekip i shërbimeve teknike.

Rrjedhimisht nuk u mësuan as arsyet teknike që sollën këtë gjendje.

Të ngjashme