Lajme
VIDEO| Vdes biznesmeni saudit derisa po mbante fjalim në një konferencë
Demokracia
22:19 | 11 Gusht 2022

Share:

Në një video tronditëse është kapur momenti kur një biznesmen u rrëzua në tokë dhe ka vdekur derisa po mbante një fjalim në një konferencë në Egjipt.

Muhammad Al-Qahtani, biznesmen saudit, po fliste në Konferencën Arabe-Afrikane në Kajro, ku gjatë fjalimit humb vetëdijen dhe bie me shpinë pas, raporton New York Post

Al-Qahtani ishte kryetar i bordit të “Al-Salam Holding” dhe thuhet se mbante një sërë postesh nderi si ambasador i vullnetit të mirë.

Shkaku i vdekjes së Al-Qahtanit ende nuk dihet.

 

Të ngjashme