Lajme
VIDEO| Vazhdojnë gafat e Bidenit, largohet “çuditshëm” nga foltorja
Demokracia
21:06 | 29 Shtator 2022

Share:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vazhduar reagimet “e çuditshme” në takime publike.

Pas një fjalimi në Agjencinë Federale të Menaxhimit së Emergjencave, Biden bëri një reagim të çuditshëm duke u larguar nga foltorja, ndërsa nuk e dëgjoi thirrjen e zyrtares së Agjencisë ndonëse e kishte shumë afër.

“Ju faleminderit”, deklaroi Biden, duke u larguar, derisa zyrtarja e thirri “zotëri president”, në përpjekje për ta ndalur. Presidenti vazhdoi në pjesën tjetër të sallës duke i përshëndetur të pranishmit.

Kujtojmë se të mërkurën, Bideni bëri një gabim të turpshëm në një ngjarje kundër urisë, kur u duk se harroi vdekjen e një kongresmene nga Indiana.

Të ngjashme