Lajme
VIDEO| Uzina bërthamore në Ukrainë, në flakë pas sulmit rus
Demokracia
12:04 | 04 Mars 2022

Share:

Një zjarr ka shpërthyer në zonën ku gjendet centrali bërthamor, Zaporizhzhia, në Ukrainë, pas sulmeve nga ushtria ruse.

Shërbimet ukrainase të emergjencës kanë thënë se kanë shuar zjarrin.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore ka thënë më 4 mars se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv pas sulmit në këtë central bërthamor, shkruan REL.

Centrali bërthamor në Zaporizhzhya prodhon më shumë se një të pestën e energjisë brenda Ukrainës.

Të ngjashme