Lajme
VIDEO/ Ushtria izraelite zbulon tunelin nëntokësor 4 km të gjatë në Gaza
Demokracia
18:30 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Izraeli thotë se ka zbuluar një sistem të madh tuneli pranë kalimit Erez në veri të Rripit të Gazës, vetëm disa qindra metra nga një pikë kufitare kryesore. Sipas ushtrisë izraelite, tuneli është i ndarë në degë të ndryshme me një shtrirje prej më shumë se 4 kilometrash, dhe me një thellësi 50 metra nën tokë.

Përmasat janë të mëdha saqë automjetet e vogla mund të udhëtojnë brenda tunelit.

“Ky sistem tuneli ishte një projekt i udhëhequr nga Mohammad Sinwar, vëllai i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, dhe komandanti i Batalionit Khan Yunis të Hamasit.”, shkruan ushtria izraelite në platformën e mesazheve X, ndërsa ka ndarë edhe një video nga brenda tunelit.

Të ngjashme