Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e ushtrisë finlandeze duke lëvizur drejt kufirit me Rusinë.
Dhjetëra tanke leopard, mjete të blinduara të këmbësorisë dhe mjete të tjera të blinduara u panë në platformat hekurudhore, transmeton Demokracia.com.
Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt. Presidenti Vladimir Putin e quajti qëllimin e tij “mbrojtjen e njerëzve që janë ekspozuar ndaj gjenocidit nga regjimi në Kiev për tetë vjet”.
Sipas tij, për këtë është planifikuar “çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës”. Mirëpo, krimet ruse në Ukrainë kanë tronditur botën.
Kujtojmë gjithashtu se Finlanda së bashku me Suedinë kanë iniciuar procedurën për anëtarësim në NATO, ndonëse deri më tani ai shtet ka qenë ushtarakisht neutral.
A circulated video by #Tampere residents, #Finland shows transporting military equipment to the eastern border with #Russia. In addition to dozens of Leopard tanks, a huge amount of Soviet equipment BMP, MTLB, KSHM-1V16 pic.twitter.com/NxO6BIVItb
— خالد اسكيف (@khalediskef) May 3, 2022