Lajme
VIDEO| Ushtarët ukrainas qëlluan në ajër derisa qytetarët u futën në trenat e evakuimit
Demokracia
19:56 | 25 Shkurt 2022

Share:

Ushtarët ukrainas qëlluan me armë zjarri në ajër për të ndaluar një rrëmujë e cila ishte duke u krijuar në stacionin kryesor të trenit të Kievit, derisa mijëra ukrainas dëshironin që të evakuoheshin.

Mijëra ukrainas u përpoqën të futeshin me forcë në trenat e evakuimit të premten, transmeton Demokracia.com.

“Rusia do ta paguaj shtrenjtë çmimin”: NATO aktivizon Forcën e Reagimit me 40 mijë trupa

Turmat ishin të tilla që jo të gjithë mund të hipnin në trena nga Kievi në Lviv në perëndim të vendit.

Nga ana tjetër frika nga një sulm rus po rritej.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se ka një “pauzë” mes Moskës dhe Kievit për bisedimet e mundshme midis dy palëve./Demokracia.com/

Të ngjashme