Lajme
VIDEO| Ulërima dhe breshëri, dalin pamjet brenda qendrës tregtare ne Danimarkë, ka të vdekur
Demokracia
21:02 | 03 Korrik 2022

Share:

Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë kaosin e krijuar nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Danimarkë.

Si rezultat i të shtënave, siç kanë raportuar mediat e huaja, janë vendosur përforcime policore rreth qendrës tregtare Field midis qendrës së qytetit dhe aeroportit.

Kështu, policia ka këshilluar njerëzit brenda qendrës tregtare të qëndrojnë të vendosur dhe të presin ndihmën e policisë.

Ndërkohë një zëdhënës i policisë konfirmoi se një person është arrestuar në lidhje me të shtënat, por tha se nuk mund të ndajnë detaje të mëtejshme.

Kryebashkiakja e Kopenhagës, Sophie H Andersen, shkroi në Twitter: ‘Raporte të tmerrshme për të shtëna në Fields. Nuk e dimë ende me siguri se sa të plagosur apo të vdekur, por është shumë serioze’, përcjell Telegrafi.

Dëshmitarët okularë të cituar nga mediat daneze thanë se panë më shumë se 100 njerëz që nxituan drejt daljes së qendrës tregtare kur u dëgjuan të shtënat e para.

LEXO EDHE: 

VIDEO| Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e sulmit në qendrën tregtare në Kopenhagë

Të ngjashme