Lajme
VIDEO| Ukrainasi që sfidoi luftanijen ruse duke e sharë rëndë dekorohet me medalje
Demokracia
16:18 | 30 Mars 2022

Share:

Një ushtar ukrainas i cili i tha “q**” një luftanijeje ruse në ‘Ishullin e Gjarpërinjve’ është dekoruar nga shteti, raportojnë autoritetet ukrainase.

Roman Hribov, një roje kufitare ukrainase, po shërbente në këtë ishull të vogël ukrainas në Detin e Zi kur u godit me raketë nga forcat ruse më 24 shkurt, në fillim të agresionit rus ndaj Ukrainës, përcjellë Demokracia.com.

Raportimet fillestare thanë se 13 roje kufitare u vranë pasi refuzuan ta dorëzonin ishullin. Ultimatumit për t’i dorëzuar armët, ushtarët iu përgjigjën në mënyrë sfiduese oficerit të anijes luftarake ruse: “Anije luftarake ruse, shko q**”.

Më vonë doli se ushtarët nuk ishin vrarë, por ishin zënë rob nga rusët.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi se Hribov ishte liruar nga rusët dhe tani është në shtëpinë e tij në Cherkasy. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024