Lajme
VIDEO| Ukraina çliron qytetin kufitar, i okupuar nga rusët në ditën e parë të luftës
Demokracia
14:09 | 13 Shtator 2022

Share:

Ushtria ukrainase hyri të martën në Vovchansk, një qytet në veri të rajonit të Kharkivit, i cili është shumë afër kufirit me Rusinë, ka bërë të ditur Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës (SPSU) në Facebook.

Qyteti ndodhet 3 kilometra larg kufirit rus dhe u pushtua nga ushtria ruse në ditën e parë të pushtimit – 24 shkurt.

“Vovchansku në shtëpi. Rojet kufitare hoqën mbetjet e plehrave. Lavdi Ukrainës!”, shkruan në postim.

SSSU-ja publikoi një video që tregon ushtrinë ukrainase duke djegur flamurin rus dhe duke hequr një poster me mbishkrimin: “Ne jemi një komb me rusët”.

Ditëve të fundit, Ukraina ka nisur një kundërsulm ndaj forcave ruse për çlirim të territoreve. Të hënën mbrëma, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina ka kthyer mbi 6.000 km katrorë tokë nën kontrollin e saj.

Të ngjashme