Lajme
Video tronditëse nga Çikago, policia vret 26-vjeçarin afro-amerikan me 96 plumba në 42 sekonda
Demokracia
08:32 | 11 Prill 2024

Share:

Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një 26-vjeçar afrikano-amerikan, Dexter Reed, duke qëlluar 96 të shtëna me armë zjarri në 42 sekonda.

Pamjet, të marra nga kamera e trupit të një polici më 21 mars dhe të publikuara vetëm tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.

Dexter Reed u ndalua sepse po udhëtonte pa rrip sigurimi. Policia ka hapur zjarr, pasi 26-vjeçari sipas versionit zyrtar ka refuzuar të dalë nga automjeti dhe ka qëlluar i pari duke plagosur një efektiv.

Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë këndvështrime të ndryshme, përfshirë atë të oficerëve që qëlluan.

Megjithatë, nuk ka imazhe të qarta të Reed duke hapur zjarr mes videove. Një pistoletë u gjet më vonë në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed.

 

Të ngjashme